Një nga sikletet e vajzave me ardhjen e verës dhe frekuentimin e plazheve apo pishinave, është periudha e ciklit menstrual.
Por shumë njerëz thonë se uji i detit ndalon gjakderdhjen. Si qëndron e vërteta, a ndodh kështu?
Ekspertët thonë se teksa ju notoni do të ndjeni më pak dhimbje. Por në fakt cikli nuk largohet në momentin që ju sapo hyni në ujë. Megjithatë, ndodh shpesh që t’ju duket sikur cikli ndalon. Si shpjegohet kjo ndjesi?
Dr. Ramsey ka dhënë disa detaje lidhur me këtë gjë. Ai thekson se cikli vijon edhe në momentin që jeni në ujë, por presioni në ato momente ngadalëson pikërisht gjakderdhjen.
Jo vetëm kaq, por Dr.Ramsey shton faktin se gjaku hollohet gjatë kohës që jeni në ujë.
Megjithatë, e rëndësishme është që duhet të bëni kujdes! Nuk duhet të harroni që të vendosi pecetat higjienike ose tamponin.
Dr.Ramsey shtoi se tamponët duhen ndërruar çdo gjashtë deri në tetë orë, pavarësisht nëse jeni duke notuar apo jo. “Ndërsa jeni duke notuar, tamponët mund të thithin një pjesë të ujit dhe kimikateve të tjera, kështu që përdorimi i një tamponi me përthithje të ulët dhe ndryshimi i tij më shpesh ndihmon në uljen e rrezikut të çdo acarimi apo shqetësimi”, – thekson Dr. Ramsey.