Ish-futbollisti i Koresë së Jugut, Yoo Sang-chul ka humbur jetën në moshën 49-vjeçare.
Sang-chul vuante nga një sëmundje e rëndë e cila ia mori jetën.
I ndjeri mbahet në mend si një ndër lojtarët protagonist që kishte shkruarë historinë duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të vitit 2002 me Korenë e Jugut.
Sang-chul ka luajtur në 124 ndeshje me fanellën e kombëtares koreane ndër të cilët realizoi 18 gola.