×
  • Lajme
  • Lajme

    E trishtë: Një burrë nga Mamusha e lëndon veten rëndë, mjekët nuk mund ta shpëtojnë

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e djeshëm qytetin e Mamushës, ku një i ri i ka dhënë fund jetës, raporton Gazeta Sinjali.

    Siç merr vesh Gazeta Sinjali, viktima ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mamushë dhe pastaj në Spitalin e Prizrenit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

    Gazeta Sinjali merr vesh se viktima ishte gjetur i varur me litar në serën pranë shtëpisë së tyre.

    Lidhur me rastin, Njësia e Hetimeve Rajonale e Prizrenit është njoftuar dhe ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë e teknikës kriminalistike, të cilat kanë kryer ekzaminimin dhe mbledhjen e provave të nevojshme.

    Me urdhër të Prokurorisë Themelore, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

    Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar motivin dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

    Nga Rubrika
    Kronika28 Mars 2025
    Dy persona janë arrestuar për shkak se në qytetin e Rahovecit u ndalën nga policia, derisa ishin në një automjet. Në njoftimin...
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, është pritur sot në Tiranë nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj. Në konferencë për media Pellegrini ka folur...
    Lajme28 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani sot 26 vjet pas ka kujtuar Masakrën e Izbicës, një nga masakrat më të rënda të kryera ndaj shqiptarëve...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2025
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, për FrontOnline ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, duke theksuar se situata e krijimit të Qeverisë është e...
    Vip28 Mars 2025
    Pasditen e së premtes, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u tensionua ndjeshëm pas një debati të fortë mes dy...
    Lajme28 Mars 2025
    Në Kosovë për këtë vikend parashihet të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2025
    Termocentrali Kosova B ka njoftuar se remonti i Njësisë Gjeneruese B-1 po vazhdon me sukses. Ky remont i planifikuar ka filluar më...
    Lajme28 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) përmes një njoftimi ka sqaruar arsyet për bllokimin e sistemit të pranimit të komenteve nga qytetarët....
    Lajme28 Mars 2025
    Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Alban Zogaj, ka folur për FrontOnline, pas certefikimit të rezultatit zgjedhor dhe për qëndrimin e LDK-së, pak...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.