Ka vdekur njëri prej tifozëve më aktiv të Prishtinës në tri dekadat e fundit, Sadat Ramadani, raporton FrontOnline.
Lajmin e ka konfirmuar klubi prishtinas në rrjetin social “Facebook”.
Ramadani ka vdekur në moshën 45-vjeçare.
Postimi i plotë i Prishtinës:
“Pusho i qetë, Sadat ?
Ka ndërruar jetë njëri prej adhuruesve më aktiv të skuadrës në 30 vitet e fundit, Sadat Ramadani.
Vetëm 45 vjeç dhe nuk ka tifoz, sidomos të pas luftës, por edhe të para luftës kur futbolli luhej nëpër djerrina, e që Sadatin mos ta kenë takuar në tribuna, brenda apo jashtë në udhëtime.
Lusim familjen të pranojë ngushëllimet tona më të sinqerta në këto momente të vështira për ta!
Sadatin nuk do ta harrojmë asnjëherë, do ta përkujtojmë përherë!“./FrontOnline/