Një lajm i trishtë ka ardhur nga Italia. Filipo Mondeli, kampioni i botës në sportin me kanoe, ka ndërruar jetë si pasojë e një beteje të gjatë me sëmundjen e rënë të tumorit.
Mondeli ishte vetëm 26 vjeç, luftoi për 16 muaj me radhë me sëmundjen e rënë, por pa arritur t’ia dalë dot.
Para disa kohësh i pyetur për gjendjen e tij, Mondeli shprehej: Frika më e madhe është që nuk do të mundem dot të marrë pjesë në Lojërat Olimpike këtë vit.
Lajmi u bë i ditur nga mediat italiane, të cilat kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e sportistit të njohur.