Ka vdekur personi që u goditur nga një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Shipol.
Viktima ishte duke e drejtuar biçikletën e tij kur u godit nga vetura, sot rreth orës 18:35.
Siç merret vesh viktima është Muhamet Azemi, që bashkëvendasit e tij i referohen si Baci Met.
Lajmin për media e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti”.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një çiklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar i moshës 65 vjeçar”, tha Zahiti.
Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.