Skena të pabesueshme janë parë në Kampionatin Evropian të Taekwondo-së për djem dhe vajza, ku një nga trajnerët e kombëtares së Kosovës ka trajtuar dhunshëm një vajzë tetëvjeçare.
Kështu ka raportuar portali boshnjak, klix.ba që thotë se pas humbjes së Kosovës nga Serbia, trajneri kosovar e ka sulmuar fizikisht. Ai fillimisht ia hoqi helmetën nga koka e më pas e goditi me shuplakë.
Taekwondosja serbe, Nina Saviq fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Shqipërisë për moshat 6 deri në 8 vjeç dhe në finale mposhti kosovaren.
Ky kampionat për të rinj po mbahet në Tiranë dhe ka zgjatur nga data 7 nëntor deri më sot.
Më poshtë pamjet: