Kombëtarja e Italisë të dielën e 11 korrikut u shpallën kampion të Evropës.
“Azzurrët” triumfuan 3-2 pas penalltive në finalen e madhe të Kampionatit Evropian “Euro2020” në stadiumin “Wembley” në Londër.
Festa ishte e madhe e italianëve në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes.
Kombëtarja italiane dha shembull të keq pas ndeshjes duke e lënë në gjendje të tmerrshme dhomën e zhveshjes në stadiumin kombëtar anglez.
Shishet e pijeve, peshqirët, leckat, pijet gjithandej e gjëra të tjera kishin mbetur në dhomën e zhveshjes ku po qëndronte kombëtarja e drejtuar nga Roberto Mancini.
Një gjë e tillë është kritikuar shumë në mediat ndërkombtare.