Policia e Kosovës, ka raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar dhe therë me thikë viktimën mashkull kosovar.
Kështu ka njoftuar PK-ja në raportin e saj 24-orësh, ku është shtuar se viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Po ashtu shtohet se, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Lagjëja Lakrishtë, Prishtinë 30.11.2022 – 16:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshjeje e kishte sulmuar – therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.