Banori i BBVK, Artan Thaçi sot ka kujtuar një moment të vështirë që i ka ndodhur me babain e tij.
Derisa po hanin ushqim në tryezën e bukës, Artani bisedonte me Brunon. Ai tha se humoristi i ndjerë, Rasim Thaçi-Cima, njëherë ishte therur me thikë nga dikush.
“Babain tim e kanë pas ther. Ka ndodhur para shtëpisë, sapo ka dalur nga makina. Sikur ma ka ndi shpirti kur i ka mshu zilës edhe kam dalë vrap, ma ka bo ‘shpejt se m’kanë ther’. E kam dërgu në spital, mandej ka ardhur Policia dhe më kanë pyetur se a keni dikë që dyshoni dhe iu kam thënë jo se nuk kemi punë me askënd”.
Tutje, Artani vazhdon ta tregojë historinë derisa thotë: “I kemi thënë Policisë, nëse e gjeni mos na tregoni e nëse e gjejm krym punë me të vetë”.