Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark në një intervistë për emisionin “Ballkan” në “ABC” foli për Prishtinën e vitit 1992, si e kujton atë kohë kur ishte si pjesë e një misioni të OSBE-së, por edhe takimin me Ibrahim Rugovën.
“Shumë gri, shumë gri, paksa depresionuese, sepse, sigurisht njerëzit ishin në depresion, të shtypur. Njerëzit dukeshin shumë të trishtuar, nëse jo të frikësuar.
Më kujtohet që u takova me udhëheqësin tuaj të madh Ibrahim Rugova me shallin e tij karakteristik në një dhomë plot tym, sepse kam frikë se ai ka tymosur shumë duhan.
Më kujtohet Hoteli Grand këtu në Prishtinë si një ndërtesë shumë e çuditshme. Qysh atëherë, një lloj monumenti për trashëgimi… pjesët jo aq të këndshme të ish-Jugosllavisë, e cila kishte edhe gjëra të mira.
Nuk ishte gjithçka negative, natyrisht. Por, unë mendoj se në atë kohë, shtypja e Kosovës, e cila filloi në vitin 1989 nga z. Millosheviç dhe të tjerët, kishte arritur në një pikë ku e kishte prekur jetën e njerëzve, shkollat nuk ishin të hapura, mësimi në gjuhën shqipe po mbahej nëpër shtëpi, dhe kështu me radhë. Unë qëndrova këtu vetëm për disa ditë, por më kujtohet. Kështu që, nuk u befasova me atë që ndodhi më vonë, sepse mendoj se kishte shumë presion. Dhe nëse ju bëni shumë presion, herët a vonë do të ketë një reaksion. Kjo është pothuajse si në fizikë” tha ai.