Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik ndaj ish të dashurës së tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë, 10.03.2021 – 22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Front Online/