Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë më konkretisht në rrugën “Agim Çela”, shkruan Insajderi.
I njëjti, për shkaqe ende të panjohura ka sulmuar viktimën me dorëz të thikës, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorë në rast dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.