×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    E shtuna ditë zie kombëtare në Shqipëri, në nderim të papa Françeskut

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë shpalli të shtunën, 26 prill, ditë zie kombëtare, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, papa Françesku, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

    Sipas vendimit të qeverisë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

    Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

    Për zbatimin e këtij vendimit ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Papa Françesku u shfaq për herë fundit në publik më 20 prill në Bazilikën e Shën Pjetrit për bekimin tradicional ”Urbi et Orbi”, në fund të meshës së Pashkëve, të kremtuar në sheshin e Shën Pjetrit nga kardinali Angelo Comastri.

    Në 12 vitet e pontifikatit, Papa i parë jezuit dhe i Amerikës së Jugut në histori është angazhuar pa u lodhur për mbrojtjen e emigrantëve, mjedisin dhe drejtësinë sociale pa vënë në dyshim pozicionet e Kishës për abortin apo beqarinë e priftërinjve.

    Papa Françesku do të varroset të shtunën më 26 prill në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë./Atsh

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë, duke kërkuar...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhje me sulmet me dronë në Rusi. Ai sapo ka...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.