Këngëtarja dhe aktorja e njohur e Hollywoodit, Paris Hilton, i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air.
Në dasmë kanë qenë të ftuar plot yje të listës A, përfshirë këtu emrat e njohur të artit si: Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.
Kjo e fundit i mahniti të gjithë me paraqitjen e saj elegante, e veshur me një fustan të gjatë klasik.
Artistja shqiptare me renome botërore është dukur e mrekullueshme në fustanin e kaltër me prerje te pjesa e këmbës, i cili e bënte të dukej tejet elegante dhe shik.
Rexha është fotografuar e buzëqeshur dhe mund të shihej se ishte në humor të mirë në dasmën e shoqes së saj.
Këngëtarja shqiptare përndryshe së fundmi publikoi një bashkëpunim të ri me David Guettan, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie, të titulluar “Family”, i cili është pritur mirë nga audienca ndërkombëtare.