×
  • Vip
  • Vip

    E shau rëndë Gjestin – ja çka thotë Xumi pas daljes nga BBVA

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Xumi Allushi, një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4, u eliminua dje pas një nominimi kokë më kokë me Eglin, “simpatinë” e tij brenda shtëpisë.

    Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Xumi ka pasur një moment tensioni ku ka sharë rëndë Gjestin, duke përmendur motrën e tij.

    Pas eliminimit, Xumi ka kërkuar falje në një intervistë për emisionin Shqipëria Live në Top Channel, duke sqaruar se sharjet nuk ishin drejtuar personalisht ndaj Gjestit, por ishin një reagim momental nga nervozizmi i situatës.

    Ai tha se presioni i shtëpisë është shumë i madh dhe se një sharje e tillë ishte një moment i rastit dhe jo një qëllim i drejtpërdrejtë ndaj Gjestit.

    “Nëse padashur, duke dit që presioni aty është tepër i madh, dua ta sqaroj edhe këtë pjese meqë e cekëm. Absolutisht në asnjë moment nuk kam drejtuar fjalë ofenduese kundrejt Gjestit. Ne e kemi i çik shqiptarët se në një situatë tensioni e lëshojmë një sharje momenti por në asnjë moment absolutisht nuk ka qenë për Gjestin. Ka qenë një sharje momenti që e lëshojmë por kërkoj ndjesë sigurisht. Nuk është etika ime në përditshmërinë time, por ka qenë në nerva e sipër në lidhje me situatën, rëndesën e gjësë por jo me Gjestin në asnjë moment”, ka thënë Xumi.

    Eliminimi i Xumit erdhi pasi Egli e nominonte atë në një nominim kokë më kokë si avantazh pas hapjes së Kutisë së Pandores.

    Nga Rubrika
    Vip18 Shkurt 2025
    Dite më parë, një djalosh i quajtur Alberati ka hedhur akuza të ashpra ndaj Gjestit, njëri nga banorët më të përfolur të...
    Vip17 Shkurt 2025
    Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli janë bërë bashkë për një projekt të veçantë muzikor. Bëhet fjalë për “1432”, një këngë që u...
    Vip17 Shkurt 2025
    Një postim bëri bujë nga G-Bani dhe Xheneta. Siç shihet ne postim, G-Bani gjendet në Kosovë dhe pranë tij shihet ish-banorja e...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Testi me shkrim për patentë-shoferë mbetet një nga “fobitë” e kandidatëve që duan të pajisen me leje për vozitje në Kosovë, kjo...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar të hënën një person pasi dyshohet se e ka ngacmuar një vajzë të mitur. Në raportin...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Në fshatin Kojush, Vërmicë, policia ka ndaluar një furgon në të cilin raportohet se janë gjetur 2390 kilogramë duhan, me vlerë rreth...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1016 gjoba trafiku Në këtë periudhë janë evidentuar disa aksidente, 31 me...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia ka njoftuar...
    Sport18 Shkurt 2025
    Katër ndeshje shumë interesante do të luhen sot në Champions League, në fazën e knockout. Po kaq skuadra do ta zënë një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.