UEFA do të hetojë rastin ku dyshohet se futbollisti i Austrisë, Marko Arnautoviq e shau me nënë futbollistin e Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskin.
Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar nga UEFA ta ndëshkojë Arnautoviqin, shkruan FrontOnline.
Dyshohet se futbollisti me prejardhje serbe shau me nënë Alioskin pasi shënoi gol në ndeshjen e së dielës.
Babai i Arnautoviqit është serb, derisa nëna e tij është austriake.
Sipas rregullave disiplinore të UEFA-së, një futbollist mund të dënohet me dhjetë ndeshje moslojë për fyerje në baza racore.
Arnautoviq më pas kishte kërkuar falje për këtë veprim skandaloz./FrontOnline/