Sulmuesi i Austrisë, Marko Arnautoviq e ka marrë një dënim “simbolik” nga UEFA.
Futbollisti me prejardhje serbe e kishte sharë me nënë futbollistin shqiptar, Ezgjan Alioski në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, shkruan FrontOnline.
Për këtë veprim skandaloz, Arnautoviq u dënua me vetëm një ndeshje moslojë.
Kështu, ai do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Holandës.
Pas këtij veprimi, Arnautoviq kishte kërkuar falje, madje edhe në gjuhën shqipe./FrontOnline/