Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen e rëndë të një të riu në Pejë.
Në një komunikatë për media, policia ka thënë se viktima është rrëmbyer nga tre persona, nga të cilët më pas është rrahur.
Më pas, i njëjti ka kontaktuar familjarët e tij, të cilët e kanë dërguar në spital për tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar për veprën penale “Lëndim i rёndë trupor
Pejë, 6 janar 2023
Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 06.01.2023, rreth orёs 01:50, ёshtё njoftuar se nё fshatin Zahaq-Pejё ka ndodhur njё incident.
Viktima raporton se me datё 05.01.2023, deri sa ka qenё nё njё pompё derivatesh nё fshatin Zahaq, tre (3) persona kanё kёrkuar qё tё shkoj me ta nё veturën e tyre, tё dyshuarit se bashku me viktimën kanё shkuar nё fshatin Ozdrim-Pejё, aty e kanё rrahur viktimën duke e i shaktuar lëndime tё rёnda trupore, tё dyshuarit viktimën e kanё sjellur deri ne afёrsi tё qytetit tё Pejёs dhe e kanё braktisur, viktima ka kontaktuar me familjarёt e tij tё cilёt e kanё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.
Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 06.01.2023, ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe dy nga tё dyshuarit janё arrestuar.
Pas intervistimit tё dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftim.