Një grua në Prishtinë ka lajmëruar policinë se bashkëshorti i saj në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj si dhe e kishte sulmuar fizikisht.
Lidhur me rastin, policia bën të ditur se i dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij por i njëjti nuk është hasur pasi ishte larguar nga aty.
Viktima për momentin është strehuar tek familjarët e saj.