Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi që e njëjta pas një zënke që kishte pasur me bashkëjetuesin e saj, e kishte sulmuar fizikisht.
Policia njofton se e njëjta me vendim të prokurorit më pas është liruar.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.