Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e kësaj të premte ( 16 tetor) në kryeqytetin e Francës, Paris.
Një person goditi një mësues me thikë në mes të rrugës dhe më pas i preu kokën e u largua me vrap nga aty. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 me orën lokale pranë një shkolle në veriperëndim të Parisit.
Policia u vendos menjëherë në ndjekje të tij ku më pas e ndaluan në një lagje pranë vendit të ngjarjes. Fillimisht efektivët i bën thirrje atij të dorëzohej por më pas e qëllluan me armë duke e lënë të vdekur në vend.
Dyshohet se ky sulm është terrorist, por autoritetet po vijojnë ende hetimet.
Sipas BBC, mësuesi u tregonte studentëve të tij karikatura të profetit Muhamed, ndaj kjo ka bërë policinë që të dyshojë mbi një sulm terrorist.