Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka komentuar lajmet se ka blerë shtëpi me cmim afro gjysmë milioni euro në një nga lagjet më të mëdha që po ndërtohen në Kosovë.
Ajo fillimisht e quajti shpifje të rëndë duke tentuar ta kamuflojë situatën, por më vonë e pranojë që ka kontraktuar një shtëpi të cilën siç thotë ajo ende nuk e kanë paguar.
“Jo nuk kam shtëpi në atë lagje, unë dhe burri im kemi punuar për 22 vjet në tri shtete, Amerikë, Kosovë e Australi, e njerëzit që punojnë për kaq gjatë arrijnë dhe nuk është e pahijshme ta bëjnë një shtëpi, por ende nuk e kemi paguar, atë mund ta paguajmë edhe për 20 vjet e radhës, apo me kredi, ose e shesim banesën ku jetojmë, siç e bëjnë të gjithë”, sqaroi Osmani.