Klubi i Basketbollit Peja i ka reaguar ashpër Ponte Prizrenit pasi këta të fundit të quajtën Dardan Berishën “ish-reprezentuesi polak”.
Ndeshja ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë për shkak të një rrahje që ka ndodhur ndërmjet dy skuadrave pasi është mbyllur pjesa e parë.
Ponte Prizreni pas kësaj ngjarje e ka akuzuar Dardan Berishën, basketbollistin e Pejës se ka provokuar dhe ka ofenduar bankën rezervë të tyre.
KB Peja i ka dalë në mbrojtje Berishës duke e cilësuar si “lojtarin më të mirë shqiptar i të gjitha kohrave”.
Në një njoftim të lëshuar në faqen zyrtare, “Shqiponjat” kanë shkruar se sonte është “sulmuar basketbolli i Kosovës”.
Ky është reagimi i plotë i KB Pejës (pa ndërhyrje):
“DARDAN BERISHA ËSHTË LOJTARI MË I MIRË SHQIPËTAR I TË GJITHA KOHËRAVE
Reagim ndaj deklarates skandaloze te ekipes se Prizrenit:
Sonte është sulmuar basketbolli i Kosovës, kapiteni i Kosovës dhe kapiteni i KB Peja.
Dardan Berisha është ish reprezentues i Polonisë në Kampionatin Europian, ai i cili ngriti Shqiponjën lart dhe na bëri të gjithëve krenar, është ai i cili e la Poloninë dhe erdhi i pari për të reprezentuar Kosovën në arenën ndërkombëtare deri sa shumë basketbollist tjerë vendor ende kan rezerva ta marrin këtë vendim. Është ai i cili e ngriti basketbollin e Kosovës në nivel tjetër me paraqitjet e tij tek Peja e Prishtina, madje edhe në garat më të vlefshme të basketbollit Europian.
Ne jemi krenar që kemi Dardanin në skuader dhe do të jemi pas tij gjithëherë. Kërkojmë nga qytatarët e Prizrenit të distancohen nga fyrjet raciste ndaj tij dhe bëjmë thirrje Federatës qe ta mbrojnë kapitenin e tyre me të gjitha masat e nevojshme.”