Madalina Genea 33-vjeçe, e cila nga shumëkush quhet femra më e bukur në botë, u shfaq në premierën e filmit “The House of the Gucci” në Londër dhe shkëlqeu si një yll i vërtetë në çdo segment.
Daljet e shumta të mbrëmshme të Lady Gaga-s me fustanin vjollcë të shtëpisë së modës Gucci u vlerësuan si spektakolare, por as aktorja rumune nuk ishte larg kësaj dhe askush nuk mbeti imun ndaj pamjes së saj.
Bukuroshja Madalina, e cila luan personazhin e Sofia Loren, shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan të zi të gjatë që i rrinte shumë, ndërsa flokët i mbështjellë me kaçurrela të lehta.
Fustani që ndjek vijën e trupit të saj me një dekolte të theksuar ka një pjesë të poshtme të palosur dhe luksoze. E gjithë përshtypja është vërtet madhështore dhe veshja e saj dukej perfekte.
Kujtojmë, Madalina Genea, e cila jeton dhe punon në Itali, është nëna e Charlotte-s, e cila në radhë të parë është modele e më pas aktore. Ajo u zbulua nga stilisti italian Gatinoni dhe aktorët Gerald Butler, Michael Fassbender dhe Leonardo DiCaprio nuk mund t’i rezistonin hijeshive të saj.
Ajo ishte gjithashtu në një lidhje me tregtarin e arteve Vito Schnabel, ndërsa ka një vajzë, Charlotte, në një lidhje me një sipërmarrës rumun./FrontOnline/