×
  • Lajme
  • Lajme

    E pranon Xhavit Haliti: Edhe brenda PDK-së ka pakënaqësi

    FrontOnline
    17 Mars 2021

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka pranuar që edhe brenda kësaj partie ka pakënaqësi, pas rezultatit të fundit zgjedhor.

    Në një prononcim për Front Online, Haliti ka thënë se nuk do t’a ndjekin rrugën e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ka zgjedhur kryetarin e ri, por ka thënë se personalisht mendon se pavarësisht kësaj PDK-ja, nuk duhet të shkojë në zgjedhje të brendshme.

    “Mua nuk ma merr mendja që ne do ta ndjekim rrugën e LDK-së, por normalisht se në çdo parti tjetër ka pakënaqësi veçanërisht pas proceseve zgjedhore dhe pas rezultatit i cili nuk ka qenë I mirë në PDK por ka ndonjë pakënaqësi, ka ndonjë mendim por unë mendoj që nuk jemi sepse neve nuk na ka munguar lidershipi , nuk jemi në pozitë që të flasim a kemi pas lidership apo jo, por kemi qenë në një pozitë sulmesh dhe përpjekjesh për të denigru gjithçka që është kriju deri sot dhe normalisht ne e kemi rezultat, unë nuk e besoj që do të duhej PDK-ja të hyj në zgjedhje tash sepse zgjedhjet në demokraci nuk bëhen përmes do të thoja të ashtuquajturave puqe politike nga përfaqësuesit e një këshilli drejtues ose një grupi por në se ka nevojë ne mund të fillojmë variantin normal të proceseve sa herë që ka nevojë”, është shprehur Haliti.

    I pyetur se në disa media është raportuar se pozita e kryetares së PDK-së mund t’i besohet Vlora Çitakut, pasi që kjo parti është me kryetar ushtrues detyre, Haliti ka thënë se nuk di asgjë për këtë.

    “Nuk e di as unë për këtë, tash po dëgjoj”, ka shtuar deputeti i PDK-së.

    Aktualisht timonin e PDK-së është duke e mbajtur Enver Hoxhaj, pasi që ish-kryetari i saj Kadri Veseli ka dhënë dorëheqje pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale./Front Online/

    Çka po i kërkon Xhavit Haliti Vetëvendosjes? Këto janë kushtet për Presidentin

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.