Nuk ia kanë mjaftuar ofendimet që bëri ndaj Luizit gjatë ‘Prime’-it, por Kejvina i vazhdoj ato edhe pas përfundimit të mbrëmjes.
Modelja u pa më vonë duke diskutuar me Armaldon teksa tema ishte pikërisht debatin që pati me Luizin.
E përlotur, Kejvina ka vazhduar ofendimet ndaj artistit duke e quajtur injorant madje ajo tha se Luizi duhet t’i kërkoj falje familjes së saj për mënyrën si u soll me të.
“Nuk doja ta besoja që ata sy jeshil dhe ajo e qeshura e tij brenda vetes ka skëterr, errësirë, është një person brenda vetes bosh, unë edhe një anëtarë të familjes time kur është gabim nuk e konceptoj dot, nuk mund te heshtë dhe me këtë gjë kam ecur në jetë, kam thënë po dhe jo dhe e kam mbajtur, dhe respektin nga njerëzit e kam pikërisht nga ky karakter”, tha Kejvina.
“Unë asnjëherë nuk cenoj as nuk provokoj dhe as nuk i prek njerëzit në pikën e dobët, unë nuk i kërkoj falje atij, por ai do t’i kërkoj falje familjes time, babait tim që ka punuar më ka rritur mua dhe të vijë një copë injoranti dhe të flas ashtu me mua nuk ia lejoj, ndoshta ai nuk ka respekt për njerëzit e tij, por unë për babain tim po sepse ai ka bërë sakrifica që unë të jem këtu ku jam”, u shpreh tutje ajo.
Kujtojmë që Luizi ishte banori i parë që mbrëmë i shpëtoi eliminimit dhe kjo bëri që të gjithë banorët t’i vihen kundër, ndonëse po ndodh kjo këngëtari po merr përkrahje të madhe nga publike.
Madje, gjatë ditë së djeshme (e shtunë) u mbajt edhe një protestë jashtë mureve të shtëpisë së BBVA për të treguar mbështetjen ndaj Luizit.