Gjatë qëndrimit në shtëpi të Big Brother por edhe muaj pasi doli, Beatrix është përfolur shumë në medias sociale për raportin e saj me Donald Veshajn.
Ajo mori përkrahje të jashtëzakonshme nga fansat miqtë dhe familja, mirëpo këngëtarja ka pranuar edhe një numër të madh mesazhesh bulliueze.
Këngëtarja më në fund theu heshtjen duke publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram.
“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë”, shkruan ajo në postimin që ka ndarë.