×
  • Vip
  • Vip

    E përdorën imazhin e saj për të shitur pilula dobësimi, reagon Fifi: Nuk kam përdorur asgjë, betohem – nuk është trupi im ai

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi imazhi i saj është përdorur pa leje për të reklamuar produkte false.

    Lajmi u bë i ditur nga vetë artistja përmes një videoje në Instastory, ku ajo sqaroi ndjekësit se nuk ka përdorur kurrë produkte të tilla dhe se trupi i shfaqur në reklamë nuk është i saj.

    “Më kanë dërguar shumë mesazhe duke më pyetur nëse këto hapa më kanë bërë efekt apo jo. Dua të them qartë se ai postim është plotësisht i rremë! Ai trup nuk është i imi, ata kanë marrë vetëm fytyrën time dhe e kanë montuar mbi një trup tjetër. Betohem në Zot që nuk kam përdorur asnjë lloj hapi. Fytyra është e imja, por trupi jo”, u shpreh ajo e revoltuar.

    Fifi gjithashtu publikoi fotot origjinale në Instagram për të vërtetuar se reklama ishte manipulim i pastër dhe një tentativë për të mashtruar publikun në emër të saj.

    Kjo situatë ka shkaktuar reagime të shumta mes fansave të këngëtares, të cilët kanë dënuar ashpër abuzimin me imazhin e saj, ndërsa Fifi u bëri thirrje ndjekësve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Vip08 Prill 2025
    Një postim i fundit në llogarinë zyrtare të Gjestit, një prej konkurrentëve më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP...
    Vip08 Prill 2025
    Egli Tako dhe Gjesti kanë bërë një bisedë së bashku për zhvillimet e fundit në shtëpinë e famshme. Banorja po i tregonte...
    Vip08 Prill 2025
    ‘Big Brother VIP Albania’ po vjen drejt fundit dhe beteja për finale vazhdon e bëhet më e fortë. Në një televotim kokë...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.