×
  • Lajme
  • Lajme

    E pazakontë – Banori i Arllatit në Drenas përballet me faturë të rrymës prej 656 eurosh për një muaj

    FrontOnline
    10 Janar 2025

    Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situatë të pazakontë lidhur me faturën e energjisë elektrike.

    Ai tregon se, ndonëse në muajin dhjetor kishte shpenzime të ngjashme me muajt e kaluar, fatura e tij këtë herë ishte shumëfish më e lartë, njofton Klankosova.

    “Muajin e kaluar kisha faturë 60 euro, ndërsa këtë muaj më ka ardhur një faturë prej 656 eurosh”.

    Shpenzimet e mia janë të njëjta, nuk kam përdorur asgjë më shumë. Nuk e di çfarë ka ndodhur”, tha Bujupi.

    Ai shtoi se kurrë më parë nuk ka paguar më shumë se 100 e disa euro për energjinë elektrike.

    Pas marrjes së faturës, ai ka bërë ankesë, ku i është thënë se mund të jetë një gabim, por deri tani problemi nuk është zgjidhur.

    “Jam pensionist dhe nuk kam mundësi ta paguaj këtë shumë. Nëse nuk merret parasysh ankesa ime, do të detyrohem të shkoj përmes gjyqit”, tha Bujupi.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Lajme10 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar të dyshuarit L.G. dhe M.D. për shkak të...
    Kronika10 Janar 2025
    Një 33-vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muajsh burg, pas ekzekutimit të një urdhërese gjyqësore....
    Të tjera
    Front TV10 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, duke folur për ankesat që kanë pasur të arrestuarit nga Gjykata Speciale në Hagë ka thënë se...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30+, Artan Nimani, pas një vizite në fshatin Irzniq të Deçanit, ka ngritur shqetësime për gjendjen alarmante...
    Lajme10 Janar 2025
    Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, të cilët dyshohen si autorë të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Lajme10 Janar 2025
    Avokati Arianit Koci ka thënë se hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral, siç ishte dyshuar më...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot morën pjesë në ceremoninë e lansimit të Parakualifikimit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.