Deri më sot, Andi dhe Melisa ishin çifti më “rezistent” nga “Përputhen”.
Mirëpo, teksa dje dukeshin shumë të lumtur gjatë ditëlindjes së Andit, sot ata janë ndarë duke i habitur të gjithë.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur kaq papritur, por duket se ka mjaftuar për t’i dhënë fund lidhjes.
Dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale, e për më tepër Melisa ka lënë të kuptohet se i është vënë pika muhabetit.
Fillimisht ajo ka postuar një shprehje, ku thuhet “Unë jam shumë e pastër për ty, apo për këdo tjetër”.
Më pas ajo ka shkruar “Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”.