Arta dhe Fisi janë dy nga katër ish-banorët që po qëndrojnë sot në shtëpi si mysafirë të Big Brother Vip Kosova.
Në lojë e sipër me banorët, ata i kanë thënë atyre që janë në një lidhje dashurie.
Një deklaratë e tillë ka shkaktuar shumë reagime, teksa në mosbesim për atë që e thanë kanë qenë dy prej finalisteve, Juliana dhe Mbresa.
Juli ka thënë që kjo me gjasë po bëhet për “media” meqë janë mysafirë.
Ditën e sotme, përmes postimeve të përbashkëta, Arta dhe Fisi kanë paralajmëruar një “prank” andaj me gjasë edhe kjo deklaratë është në kuadër të një rrengu!