Sulmi në zemër i Christian Eriksenit mori gjithë vëmendjen në ditën e djeshme në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Mesfushori i Danimarkës pësoi sulm kardiak gjatë ndeshjes me Finlandën, derisa pas reagimit të shpejt të mjekëve, gjendja e tij tashmë është stabile, raporton FrontOnline.
Me këtë situatë, aventura e Eriksenit tek Interi mund të jetë e mbyllur para kohës.
Scott Murray, kardiologu britanik për “Daily Mail” ka deklaruar se ai me gjasë e ka mbyllur karrierën në futboll.
Gjithashtu, ai zbuloi se një ligj në Itali ua ndalon njerëzve që kanë pasur sulme në zemër të merren prapë me sport.
“Ndoshta është fundi i karrierës së tij. Italianët ndalojnë njerëzit që marrin pjesë në sport nëse zbulohet se kanë një anomali të konsiderueshme kardiake, është në ligj. Ata e kanë bërë atë për një kohë të gjatë, përtej 20 viteve dhe ata kanë ulur nivelet e vdekjeve nga sulmet kardiake në sport nga mbi 3 përqind në më pak se një përqind”, u shpreh kardiologu i njohur./FrontOnline/