Piloti i mirënjohur spanjoll, Mark Marquez është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë.
Ylli i MotoGP e pësoi një aksident të frikshëm gjatë ditës së djeshme, duke ngjallur panik te të gjithë, shkruan FrontOnline.
Në momentin kur bëri aksident, Marquez ishte duke lëvizur në një shpejtësi prej 160 km/h me motorin e tij.
Por, pa shumë probleme, ai shpëtoi mirë dhe sot u rikthye në pistë duke bërë praktikë para garës në Jerez.
Megjithatë, përsëri ai ka ngjallur panik te ndjekësit, teksa ka pësuar një tjetër aksident në pistë.
Këtë herë Marquez ishte me 156 km/orë dhe përsëri e kaloi pa probleme në trup./FrontOnline/
https://www.youtube.com/watch?v=R1venKRCQ2w