Njëri prej hoteleve më të bukura në bregdetin shqiptar, i tëri i vendosur në mes të pishave të Mali Robit, është vënë në dispozicion të klientëve të “Sharr Travel” më çmime të pa para deri më tash. Pra, për vetëm 28 euro, ju përfitoni akomodimin si dhe mëngjesin në hotel, deri sa me 3 euro shtese ju përfitoni edhe darkën ekskluzive në super hotelin me pesë yje, ndër më të bukurin në Republikën e Shqipërisë.
Përfaqësues të kompanisë “Sharr Travel” thonë se për shkak të ekskluzivitetëve që kanë me resorte turistike siç është Fafa Premium”, po arrijnë të realizojnë oferta më çmime minimale që janë të përballueshme për të gjitha shtresat e shoqërisë në vend.
Përmes agjencive partnere të kompanisë “Sharr Travel”, nisjet organizohen nga Prishtina, Theranda, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica dhe Drenasi.
Përndryshe “Sharr Travel” si kompania më e madhe turistike në vend ka flotën më moderne prej më shumë se 40 autobusëve, e ku për çdo fund javë organizon udhëtime të shumta nëpër pikat më të bukura turistike të bregdetit shqiptar, atij malazez, por mrekullive që ofron qytetet turistike në Maqedoni.
Gjithashtu “Sharr Travel” ka edhe linjën e rregullt të autobusëve nga Prishtina në drejtim të Zvicrës, kundrejt një çmimi promnovues prej 90 franga zvicerane për më pakë se 20 orë udhëtim me autobus super komod ju mbërrini në destinacionin e duhur.
Për informata kontaktoni në:
038 / 610 – 015
049 / 610 – 015
046 / 610 – 015
044 / 542 – 029
029/ 224 – 016