×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    E nominuara për Gjykatën Supreme në SHBA thotë se nuk ka agjendë

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    E nominuara për Gjykatën Supreme në Shtetet e Bashkuara, Amy Coney Barret u ka thënë ligjvënësve se ajo do t’i linte anash bindjet e saj personale dhe fetare kur do t’i duhej të vendoste për rastet gjyqësore.

    Barret, 48-vjeçare, gjyqtare e Apelit dhe favorite e konservatorëve fetarë, u ka thënë senatorëve se nuk ka agjendë, teksa ka shmangur dhënien e detajeve rreth asaj se si do vendoste për çështje të ndjeshme politike.

    “Gjyqarët nuk munden vetëm të zgjohen një ditë dhe të thonë ‘Unë kam agjendë. Më pëlqejnë armët, i urrej armët, më pëlqen aborti, e urrej abortin’ dhe të vazhdojnë sikurse mbretëresha dhe të zbatojnë dëshirat e tyre në botë”, i ka thënë Barret Komitetit të Senatit për Gjyqësi, gjatë ditës së dytë të seancës dëgjimore.

    “Nuk është ligji i Amyt”, ka thënë ajo. “Është ligji i popullit amerikan”.

    Presidenti amerikan, Donald Trump dhe republikanë tjerë janë duke shtyrë përpara nominimin e saj për të mbushur ulësen e zbrazët në Gjykatën Supreme, pas vdekjes së ikonës liberale, Ruth Bader Ginsburg.

    Meqë republikanët kanë shumicën prej 53 ulëseve në Senat, në krahasim me 47 ulëse të demokratëve, këta të fundit mund të bëjnë pak për të ndalur emërimin e Barret në gjykatë.

    Udhëheqësi i Komitetit të Senatit për Gjyqësi, Lindsey Graham ka thënë se ky trup do të votojë për nominimin më 15 tetor, përmes së cilit mundësohet një miratim final në Senat në fund të muajit.

    Nëse konfirmohet për këtë pozitë të përjetshme, Barret do të rriste shumicën e konservatorëve në gjykatë në 6-3, çka potencialisht mund të ndryshojë balancin ideologjik për dekada.

    Demokratët kanë kritikuar nominimin e saj në gjykatë për shkak të datës së afërt të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit dhe pandemisë me koronvirus. Ata kanë akuzuar republikanët për hipokrizi, të cilët sipas tyre kanë bllokuar një të nominuar të ish-presidentit amerikan, Barack Obama për një pozitë të tillë më 2016, për shkak të zgjedhjeve.

    Në pamundësi të bllokimit të përzgjedhjes së saj, demokratët janë duke sfiduar gjyqtaren Barret për një mori çështjesh, përfshirë abortin, martesat e gjinisë së njëjtë, zgjedhjet dhe kujdesin shëndetësor./Rel

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Një gjykatë në Serbi dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e kaluar vrau nëntë nxënës dhe një...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur sot lidhur me hetimin që ka ndërmarrë SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj. Ai tha se nuk...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Dhjetë fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme financiarisht të vitit 2024 patën të gjitha një ndikim prej më shumë se 3.8 miliardë eurosh,...
    Të tjera
    Vip30 Dhjetor 2024
    Një pjesë e banorëve sot kanë luajtur pantomime në Big Brother VIP Kosova 3. Të mbledhur në dhomën e ditës, banorët me...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Xheneta dhe Driloni që prej se janë zgjuar nga gjumi kanë nisur përplasjen mes vete. Xheneta kritikoi Drilonin teksa u shpreh se...
    Vip30 Dhjetor 2024
    “Gresa këndo mamit edhe pse s’ke za”, ishin fjalët që nëna i tha Gresës kur erdhi dhe e takoi në Big Brother...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Disa veprime të Gresës, kanë bërë që Rovena të bëjë disa batuta në prani të banorëve të tjerë në shtëpi. Ajo u...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Driloni ka folur me Gjestin pasi Xheneta e akuzoi se ia shikonte gjoksin. Driloni, mes tjerash, i tregoi Gjestin edhe për ato...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Një pjesë e banorëve sot kanë luajtur pantomime në Big Brother VIP Kosova 3. Të mbledhur në dhomën e ditës, banorët me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.