Ndonëse nuk pritej të qëndronte kaq gjatë brenda shtëpisë pasi që konsiderohet si person shumë pasiv, por lidhja e saj me Donaldin mbase e mbajti akoma brenda.
Ajo dhe Donald Veshaj ka javë që po shijojnë romancën e tyre të dashurisë ani pse të kryqëzuar nga rrjeti për shkak të situatës me Bora Zemanin.
Derisa të gjithë flasin për Trixën dhe e njohin me këtë emër artistik me shumë mundësi shumica nuk kanë njohur për emrin e saj të vërtetë.
Së fundmi emisioni “n’ZOOM” ka bërë të ditur se emri i vërtetë i Beatrixës është Behigje Ramosaj dhe me origjinë ajo është nga Llapashtica e Komunës së Prishtinës.