×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    E ngjashme me ChatGPT, Shqipëria do të financojë me 10 mln dollarë projektin e Mira Muratit

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    “Ka ardhur koha që të hyjmë nëpër kompani, që shteti të futet të financojë dhe të përfitojë. Siç fola me Mira Muratin, i thashë që a është e mundur që të futemi edhe ne. Më tha patjetër”, deklaroi më 15 prill kryeministri Edi Rama.

    Shqipëria do të bashkë-financojë me 10 milionë dollarë platformën e re në drejtim të Inteligjencës Artificiale që ish-shefja e teknologjisë e “Open AI”, Mira Murati po ndërton, të quajtur “Thinking Machines Lab”. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka depozituar kërkesën për fonde pranë Ministrisë së Financave.

    “Ky startup është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e inteligjencës artificiale, me potencial të madh për avancim teknologjik dhe të ardhura ekonomike për vendin. Ai ofron përfitime strategjike për Shqipërinë në tërësi, ku përveç ndikimit ekonomik të drejtpërdrejtë, ky partneritet do të rrisë pozicionin e Shqipërisë në komunitetin global teknologjik, duke treguar angazhimin e vendit për të mbështetur teknologjitë inovative dhe kërkimin e avancuar”, tha Ministria e Financave, teksa i drejtohej KQZ-së.

    Me zgjedhjet e 11 majit në prag, “financat” kanë kërkuar mendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëse ndryshimi i buxhetit në këto momente bie ndesh me kodin zgjedhor.

    “Rishikimi i buxhetit 2024, i propozuar përmes një akti normativ, parashikon një shtesë prej 1 miliard lekësh si në të ardhura ashtu edhe në shpenzime. Ky ndryshim nuk ndikon në nivelin e deficitit buxhetor, i cili mbetet i pandryshuar, si në vlerë nominale ashtu edhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, krahasuar me buxhetin fillestar të miratuar për vitin 2025.”

    Për të bindur KQZ-së, Ministria e Financave argumenton se financimi i Shqipërisë në “Thinking Machines Lab” do të ishte me leverdi për ekonominë e venit. Thinking Machines Lab ka deklaruar se synon të ndërtojë sisteme të AI që janë më të kuptueshme, të personalizueshme dhe më të afta se ato ekzistuese të CHATGPT.

    “Vlen të theksohet se të gjitha aspektet teknike që lidhen me investimin në fjalë – përfshirë leverdishmërinë financiare që pritet të sjellë dhe përllogaritjen e fondit të nevojshëm – janë vlerësuar dhe konfirmuar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Inovacionit në përputhje me përgjegjësitë e saj funksionale si autoriteti përgjegjës për politikat në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.”

    Startupi i ri i AI i themeluar shqiptarja Mira Murati, po synon të mbyllë një nga raundet fillestare më të mëdha ndonjëherë, me një objektiv prej 2 miliardë dollarësh. Sipas Business Insider, nëse arrihet kjo shifër, vlera e kompanisë do të kapë të paktën 10 miliardë dollarë – pavarësisht se startupi ende nuk ka një produkt apo të ardhura konkrete. (A2 Televizion)

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një hap të ri drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit, duke miratuar një vendim që mundëson rikthimin...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Autoritetet zvicerane kanë njoftuar se pas shkëputjes së një pjese masive nga një akullnajë në Alpet Zvicerane, një fshat i tërë malor...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Policia në pikën kufitare të Kakavijës ka sekuestruar 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara. Operacioni...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, foli për bllokadën e rrugëve nga bizneset. Ai tha se “ka...
    Lajme29 Maj 2025
    Njohësi i zhvillimeve në vend, Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet e fundit rreth vendimeve të ZRRE-së për rrymën. “Sapo tha live në...
    Lajme29 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Bashkim Jashari, sot ka pritur në vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Lulzim Rafuna i është bashkuar protestës së bizneseve, ku po kundërshtojnë vendim e ZRrE-së për liberalizimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, vazhdojnë patrullimet rutinë në të gjithë territorin e...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj politikave ekonomike të Qeverisë, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.