Një grua ka njoftuar policinë në Prishtinë se në vazhdimësi është duke u kanosur dhe ngacmuar nga një burrë.
Sipas raportit, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar, në vazhdimësi është duke e kanosur dhe ngacmuar atë. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.