Ngacmimet ndaj të miturave kohëve të fundit kanë shënuar një rritje, bazuar në të dhënat që dalin nga Policia e Kosovës.
Në Polici kanë treguar se një ngacmim i tillë ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në një objekt në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Prindi i të miturës ka treguar se sapo vajza e tij është futur në ashensor, një mashkull e ka ngacmuar seksualisht, shkruan Sinjali.