Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për intoksim i personit tjetër me substancë narkotike.
“Rahovec 06.10.2020-12:00. Raportohet se në QMF Rahovec është pranuar viktima femër kosovare e mitur, të cilës një i dyshuari ia ka dhënë një cigare e cila dyshohet se është substancë narkotike. Gjendja shëndetësore e viktimës është stabile. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës.