×
  • Lajme
  • Lajme

    E mërkura vendimtare, PDK-ja se përjashton mundësinë për të hyrë në Qeveri

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të mërkurën do të vendosë nëse do t’i bashkohet koalicionit qeverisës, raporton Front Online.

    Zhvillimet e fundit nga Specialja kanë bërë që në këtë parti ta shqyrtojnë mundësinë për futjen në koalicion në mënyrë që vendi të mos shkojë drejt zgjedhjeve.

    Nënkryetari i kësaj partie, Shaqir Totaj, në një prononcim për Front Online ka thënë se PDK-ja nuk e ka më atë qëndrim që të mos hyjë në Qeveri për shkak të aktakuzave dhe procesit që po zhvillohet në Hagë.

    “Këto janë dy opsione të cilat ne ende nuk kemi mundur të kemi një qëndrim të prerë, në takimin e fundit kemi diskutuar për këtë çështje, e kemi pasur një qëndrim më herët që nuk do të jemi në Qeveri, mirëpo tash veprimet e Gjykatës Speciale na kanë sjellë në një pozicion ku duhet me e rishiku atë qëndrim. Të mërkurën do të jemi në një takim të Kryesisë Qendrore të PDK-së, përveç tjerash kemi me bisedu edhe për këtë temë. Besoj që kemi me arritë me një përfundim të prerë dhe do të dimë saktësisht se çka do të bëjmë”, ka thënë Totaj për Front Online.

    Në një variant tjetër, nëse PDK-ja i bashkohet koalcionit qeverisës, Totaj thotë se do të ketë pjesë më integrale të marrëveshjes, por duke mos precizuar detaje.

    “Në çoftëse ndodh me u kyç në Qeveri do të ketë pjesë më integrale të marrëveshjes, mirëpo ai qëndrimi fiks se nuk do të hymë në Qeveri, tash është pak më ndryshe dhe atë për shkak të rrethanave”, tha ai për Front Online.

    I pyetur nëse ka pasë ndonjë takim me kreun e LDK-së dhe nëse janë marrë vesh për postin e Presidentit, ai tha se takim nuk ka pasur derisa për pozitën e Presidentit thotë se do të flasin në mbledhjen e së mërkurës në parti.

    “Nuk kam informacione që ka pasur takim. Ato janë gjana të cilat nuk mundem të jap përgjigje por duhet kryesia e partisë me u mbledh dhe me analizu se çfarë opsioni duhet të zgjidhet”, tha tutje ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, e ka cilësuar si jetike për shtetin e Kosovës, rikthimin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Pas raportimit se Zyra e Presidencës ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e objektit presidencial, ashtu që të zhvendoset nga objekti i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.