Katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kanë marrë njoftimin nga Haga të mërkurën (dje) se ndaj tyre i është konfirmuar aktakuza.
Krasniqi është marrë në pyetje dhe arrestuar gjatë ditës së djeshme, me ç’rast është transferuar për në Hagë, përderisa Selimi, Veseli dhe Thaçi sot e kanë bërë publike aktakuzën ndaj tyre, me ç’rast edhe ky i fundit ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Republikës së Kosovës.
Thaçi, Veseli dhe Selimi sot gjatë ditës pritet të transferohen në burgun e Hagës.
Krasniqi, Selimi, Veseli dhe Thaçi kanë qenë drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK). /Front Online/