Pre e një vjedhjeje në afërsi të QKUK-së sonte ka qenë e mbijetuara e masakrës së Suharekës ku u vranë 52 anëtarë të familjes Berisha, Vjollca Berisha.
Këtë e ka bërë të ditur djali i saj, Gramozi.
Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 te hyrja e QKUK-së.
“Sot rreth orës 17:45, tek pjesa e lojnave qe gjenden tek hyrja e QKUK, dy persona te ri ne moshe ja kanë vjedh çantën mamit tim. Tu marr parasysh që çantën dhe dokumentet përveç te hollave kanë mujt me e gjujt diku afer,ju kisha lut qe kushdo qe gjeni diçka me emër VJOLLCA BERISHA ,te me kontaktoni”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.