Një person ka raportuar në polici se dikush ia ka marrë veturën nga parkingu i një marketi në Fushë-Kosovë, të premten rreth orës 23.
Sipas policisë, ankuesi shtoi se veturën e kishte lënë të hapur dhe kur u kthye nuk e gjeti.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se veturën e tij me targa vendore e ka lënë të hapur në parking të një marketi dhe kur është kthyer nuk e ka gjetur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Front Online