Ermal Mamaqi i vënë në faj publikoi një videomesazh për Trixën e cila kishte refuzuar të ishte pjesë e darkës në shtëpinë e Big Brother Vip për shkak se ndihej e ofenduar nga një shaka e bërë në shtëpi.
Ermali i cili ishte i ftuar dje në BBV kishte shkëmbyer batuta me Donaldin por Trixa siç tha dhe prezantuesja ishte ndjerë e ofenduar.
“U bë name. Herezi, si ishte thënë ajo fjalë ishte shaka!” thotë Ermali me ironi në videon e tij.
Pastaj vijon mesazhin.
“Trixa unë të kam shumë xhan e më vjen keq që je prekur por të garantoj se ajo ishte shaka shoqërore. As Donaldi dhe asnjë banor brenda dhe jashtë apo dhe opinionistët nuk e menduan ndryshe veçse një shaka, veç Arbanës që po bënte avokatin e djallit se atë punë duhet të bënte për të krijuar konfliktin”
Dhe diçka tjetër.
“Unë bëra një provokim apo ngacmim dhe kaq. Fakti që je lidhur me Donaldin nuk dot të thotë që të mos e përmendim asnjëherë Borën sepse dhe ajo njeri është”
Ermali sërish me batutë i kërkon Trixës të shkojë të takojë Donaldin por dhe nëse nuk do nuk ka pse ta konsiderojnë atë shkak për ndarjen.
“Të lutem shko sepse ai djalë ndjen diçka. Video ishte montuar gabim. Ke akoma kohë të shkosh e ta bësh të lumtur të shkosh në darkë. Nëse nuk shkon ke punë me mu!
Nuk do të doja të isha unë shkak. Ose më mirë. Boni çfarë të doni nëse doni ndahuni .. por pas kësaj, nuk e kam unë fajin se ndaheni ju. Shko tek djali e më pas gjej ndonjë gjë tjetër për tu ndarë”
Videon Mamaqi e ka publikuar ne facebook e tij.