Thomas Gravesen, ish-futbollisti i Real Madridit dhe Danimarkës, është në qendër të vëmendjes këto ditë për shkak të historisë së jetës që ai e krijoi jashtë futbollit.
Në moshën 33-vjeçare, ai ishte pensionuar nga futbolli dhe kishte udhëtuar në Amerikë, aty ku sot i shijon milionat që i ka fituar falë investimeve të ndryshme, shkruan FrontOnline.
“BT” raporton se Gravesen e rriti pasurinë e tij edhe falë pokerit, të cilin e luan që moti në Las Vegas, aty ku edhe jeton së bashku me ish-modelen çeke, Kamel Pers.
Madje, besohet se ai edhe humbi një natë deri në 50 milionë euro nga pokeri.
Përveç parave, Gravesen ishte gjithmonë i rrethuar edhe nga femra joshëse.
Sa ishte futbollist i Real Madridit, ai ishte në lidhje edhe me aktoren e filmave për të rritur, Kira Egers.
Pasuria e Gravesen është bërë temë në mediat daneze për shkak se të pretendimeve se ish-futbollisti mund të rikthehet për të jetuar në vendlindje./FrontOnline/