E konfirmuar: Takomi Abdixhiku, Osmani dhe Kurti të premten
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se takimi me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti, dhe U.D të presidentes Vjosa Osamani do të mbahet të premten dhe kjo i është konfirmuar.
“Takimin e kemi të konfirmuar për këtë të premte në 2 e 30 në siç kemi propozuar”, ka thënë ai.
Ai më tutje tha se gjatë javës do të i konsolidojnë organet e partisë.
“Gjatë javë besojmë do ët kemi konsolidimin e të gjitha organeve të LDK-së dhe do të diskutojmë”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku më tutje tha se do të jenë konstruktiv si pari në Kuvendin e Kosovës.
“Do të jemi konstruktiv për të mbrojtur idetë dhe idealet e njerëzve të Kosovës”, ka thënë ai.