Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazi-Berisha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Lajmin për Front Online e kanë konfirmuar edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Në përgjigjen e ShSKUK-së thuhet se Ajazaj-Berisha ka dhënë dorëheqje për arsye personale.
“ShSKUK ju konfirmon se u.d. drejtoresha e Klinikes Infektive sot ka paraqitur dorëheqjen e saj, për arsye personale”, thuhet në përgjigjen e tyre për FrontOnline.
Dr. Lindita Ajazi-Berisha ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2019 si ushtruese e detyrës, pas pensionimit të ish-drejtorit Hamdi Ramadani. Ajo ka udhëhequr Klinikën Infektive prej fillimit të pandemisë Covid-19.
Klinika Infektive gjatë pandemisë ka qenë fronti kryesor për trajtimin e pacientëve të sëmurë me Covid. /FrontOnline/