Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani sot e ka konfirmuar lajmin se do të prezantojë festivalin e RTSH-së.
Lajmin e konfirmoi vetë moderatorja me anë të një postimi në “Instagram”.
“Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilet kam fatin të punoj në këtë projekt”, shkroi prezantuesja.
Ky festival do mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor të këtij viti.